Messi: Vilanova më ndryshe se Guardiola

9:40 / 17.01.2013

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se Tito Vilanova, nuk është një kopje e Pep Guardiolës.

Vilanova ishte ndihmës i Guardiolës te skuadra katalanase dhe ndërtoi karrierë mbi suksesin e këtij të fundit, para se në fund të sezonit të kaluar ta marrë postin e menaxherin dhe ta drejtojë skuadrën me shumë sukses.

“Mënyra se si ne punojmë dhe përgatitemi për ndeshjet është pak a shumë e njëjta. Ajo çfarë ndryshon është se Guardiola dhe Tito kanë personalitete të ndryshme, mënyra të ndryshme për t’u përballur me skuadrën...”.

“Ata kanë idetë dhe stilin e tyre... Por kur vjen puna te loja dhe menaxhimi, gjërat janë pak a shumë të njëjta siç kanë qenë në katër vitet e fundit”, ka thënë Messi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.