Milaim Rama parashikon barazim

15:51 / 11.09.2012
Milaim Rama, shqiptari i parë i cili luajti në një kampionat të madh, Euro 2004, me fanellën e Zvicrës, shpreson takimi i sotëm në Luzern të përfundojë me barazim.

Kur kanë mbetur edhe pak orë, kur kombëtarja e Zvicrës do të ndeshet me atë të Shqipërisë, në tërë Zvicrën ka filluar një festë e madhe. Nga katër anët e Zvicrës, bashkatdhetarët tanë po shkojnë drejt Luzernit për të përcjellë këtë ndeshje të madhe, dhe ku mendohet se do të pushojnë më shumë se gjysmën e stadiumit.

Dhe derisa tema e këtyre ditëve ka qenë rreth shqiptarëve që luajnë për kombëtaren zvicerane, nuk mund të harrohet dot mesfushori Milaim Rama, ai i cili ishte i pari shqiptar të luajti në një garë të madhe me fanellën e këtij vendi.

“Kush do të fitojë sonte? Zemra e di për kënd po thotë, por një barazim do të ishte më i miri”, ka thënë Rama në një prononcim të tij para ndeshjes.

“Është vërtet ndeshje e madhe, është ndeshje e rëndësishme për dy kombëtaret. Ne e dimë, se kush është favorit, ajo dihet, por në futboll ndodhin befasi, mjaftojnë pak minuta e të ndryshojë rezultati, prandaj, duhet luajtur deri në fund”.

“Shqipëria është ekip i mirë, që vjen me vullnet të madh, e di se në stadium do të ketë plot tifozë dhe kjo natyrisht është lojtarë i 12-të i tyre. Një duhet ta dimë, se edhe futbollistët shqiptarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës janë me plot emocione, por ky është sport dhe duhet përshëndetur edhe ata”.

“E di, se kur të këndohet himni kombëtar, zemra do t’i dridhet secilit që është shqiptar, por duhet kuptuar, se është sport dhe Zvicra për ne shqiptarët është atdheu ynë i dytë. Na ka ndihmuar shumë dhe ne u jemi mirënjohës përgjithmonë, është mik i madh i popullit tonë. Sonte duhet të fitojë sporti, të fitoj më i miri. I uroj suksese të dy kombëtareve”, ka thënë më tej Rama. /D. Hebibi/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Milaim Rama
Milaim Rama
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Koreografia e Plisave në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja
 
 
Magazina
20:00 / 25.05.2013
George Michael, Foto: Getty Images

George Michael u hodh qëllimisht nga automjeti?

Fakte të shumta dhe deklaratë të dëshmitarëve pohojnë se George Michael me qëllim është hedhur nga automjeti në lëvi...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.