Milani konfirmon transferimin e Balotellit

16:08 / 29.01.2013

Manchester City është pajtuar që ta shesë sulmuesin Mario Balotelli te Milani, për një shumë prej 20 miliionë eurosh.

Drejtori i Milanit, Umberto Gandini e ka konfirmuar në Tëitter se Balotelli është lojtar i Milanit.

“Marrëveshja është arritur me Manchester Cityn. Testet mjekësore nesër, më pas nënshkruhet kontrata deri më 2017”, ka thënë Gandini.

Balotelli ka pranuar pagë më të vogël vetëm për të luajtur te Milani dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2017.

Balotelli para se të kalone te Manchester City luajti për Interin dhe kjo sigurisht se nuk do të pritet mirë nga klubi i fëmijërisë i Balotellit, pasi dihet se ai është produkt i akademisë Nerazzure. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.