Milani në krizë, Allegri duhet të shkarkohet

2:49 / 25.10.2012
Pa marrë parasysh nëse Milani e shkarkon Massimiliano Allegrin të enjtën, apo pret edhe disa ditë, është tashmë e pashmangshme se ky moment nuk është larg që të ndodhë. Disfata e pësuar të mërkurën mbrëma në kuadër të Grupit C nga Malaga në La Rosaleda ishte humbja e tretë radhazi për Rossonerët dhe kjo i lë kuq e zinjtë në një pozitë, ku gjëja më e padëshiruar do të ishte të shikonin nga prapa rivalët.

Gjithë kësaj shtoni dhe formën katastrofale në Serie A, ku Rossonerët kanë më shumë pikë vetëm përpos Palermos në një vend të 15-të të vakët, është më se e qartë që spekulimet për të ardhmen e Allegrit të jenë temë e gazetave. Më herët gjatë javës, është thënë se klubi po mendonte prishjen e kontratës me Allegrin, por ai ende është në stol.

Kur zëvëndëspresidenti, Adriano Galliani, u intervistua në fushë në La Rosaleda para takimit me Malagan, ai refuzoi të konfirmonte se e ardhmja e Allegrit është e sigurtë.

“Unë nuk po mendoj për trajnerin, le të flasim për ndeshjen. Allegri është trajneri, tani është e drejt të flasim vetëm për ndeshjen”, u shpreh ai.

Kjo ishte mundësia ideale për Gallianin nëse vërtet do ta kishte pasur në plan ta mbrojë Allegrin, pasi ishte para televizionit. Sidomos nëse marrim parasysh se përkundër fitores së Zenitit, Milani nuk prekej në vendin e dytë. Por, Galliani refuzoi ta bënte këtë, ndërsa kjo do të thotë shumë. Allegri po ashtu refuzoi të konfirmonte pas ndeshjes se pronari i klubit, Silvio Berlusconi i kishte dhënë garanci për të ardhmen.

Milani nuk ishte dhe aq i keq ndaj Malagas dhe e meritoi së paku një pikë. Sidoqoftë, gjërat kanë arritur në një pikë aq të ulët në Milanello sa që kjo as që merret parasysh dhe se humbja 1-0 është thjesht e pamjaftueshme për klimën aktuale në klub.

Allegri ka qenë një njeri i paralizuar në stol që prej kohësh. Herët apo vonë ai do të kishte shkuar, por humbja nga Udinese ishte mundësia e përkryer për bordin që të kërkonte një trajner të ri. Por, bordi i besoi Allegrit dhe që nga ajo kohë, Milani ka vetëm një fitore në Serie A – dhe atë nën drejtimin e Mauro Tassottit që zëvëndësoi Allegrin e suspenduar. Ishte Tassotti ai që me zëvëndësimet e tij arriti të marrë tri pikë ndaj Cagliarit, që është fitorja e vetme që prej humbjes nga Udinese. Një luftë në distancë mes dy njerëzve më të mëdhenj në stafin teknik sapo kishte filluar dhe kjo po ashtu, do të thotë dicka – luftë brenda klubit, brenda pankinës.

Në tri ndeshjet e fundit, Milani humbi derbin ndaj Interit dhe u përul tepër nga Lazio në Olimpico ku Rossonerët shfaqën mjaft karakter. Tani Milani prishi gjithcka edhe në Ligën e Kampionëve, duke rrezikuar kualifikimin. Në një kohë kur lojtarët duhet të japin jetën për trajnerin e tyre nën zjarr, kjo gjë nuk është parë nga lojtarët Rossonerë. Allegri nuk ka qenë në gjendje që të nxjerrë minimumin e kërkesave prej tyre.

Kush do të vijë në vend të tij është ende pikëpyetje e madhe, Tassotti dhe Filippo Inzaghi janë kandidatët. Me Guardiolën është biseduar, por ai nuk vjen pa investime. Sidoqoftë, kushdo që të jetë bosi i ri dhe nëse arrin brenda 24 orëve apo brenda katër ditësh, apo pas një muaji, Milani do të mbetet në fund të tabelës, në dysheme të saj. Allegri po shkëlqen, por nga fundi... /Telegrafi/

 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Massimiliano Allegri, Foto: Getty Images
Massimiliano Allegri, Foto: Getty Images
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Koreografia e Plisave në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.