Milani refuzon Beckhamin

9:25 / 16.01.2013

Milani ka refuzuar shansin për të rinënshkruar me yllin anglez David Beckham.

Sky Italia shkruan se kampi i Beckham i është drejtuar Milanit për një mundësi të tretë me Rossonerët këtë sezon.

Por, pas një analize të kujdesshme, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, e ka refuzuar ofertën.

Legjenda e Manchester United dhe Real Madrid, Beckham, pritet këtë javë të zbulojë destinacionin e tij të radhës. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.