Milito: Duhet ta mposhtim Romën
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka folur për rëndësinë e fitores të dielën ndaj Romës, duke thënë se Nerazzurët kanë nevojë më shumë se kurrë për tri pikë. “Ishte ditë fantastike. Ishte trofeu i parë ai që e fituam në Romë me golin tim. Shpresoj se do të jemi në gjendje t’i mposhtim përsëri, të bëjmë ndeshje të mrekullueshme, t’i neutralizojmë dhe të arrijmë fitoren. Na nevojitet më shumë se kurrë”.
“Ishte ndeshje e jashtëzakonshme ndaj Palermos, shënova katër gola, por çka vleu kjo kur nuk arritëm të fitojmë”, tha El Principe. /Telegrafi/