Mitchell dhe Brooks largohen nga Bashkimi

10:30 / 9.01.2013

Dyshja amerikane, Dustin Mitchell dhe Philip Brooks, që sado pak e mbante në garë Bashkimin, kanë shkëputur kontratat me klubin basketbollistik për të vazhduar karrierën diku tjetër.

Sigkos Bashkimi do ta ketë shumë të vështirë të gjejë një zëvendësim adekuat, sidomos për alo-qendrën amerikane, Dustin Mitchell, i cili u vlerësua si basketbollisti më i mirë i huaj për sezonin vjeshtor në BKT Superligë.

Problem tjetër për Arpagjikët do të jetë edhe largimi i plejmejkerit Philip Brooks, i cili bëri paraqitje të mira për klubin gjatë këtij edicioni. Sidoqoftë, kryesia e klubit menjëherë ka filluar kërkimet për t’i gjetur zëvendësimet e tyre./Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.