Moratti: Balotelli, një bast i rrezikshëm

17:07 / 30.01.2013

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka përshkruar nënshkrimin 20 milionë eurosh të Milanit me Mario Balotellin si një “bast të rrezikshëm”

Sulmuesi italian pritet të kompletojë kalimin te Milani këtë javë, dy vite e gjysmë pasi kaloi nga rivali tjetër i qytetit, Interit, te Manchester City.

“Më duhet të jem i sinqertë, unë jam një tifoz i madh i Interit, por nuk kam pendime. Ai është një bast i rrezikshëm për Milanin, një nënshkrim të cilin ne nuk mundëm dhe nuk kishim nevojë ta bëjmë, pasi ai tashmë ka luajtur për ne”.

“Mund të jetë një lëvizje e mirë për ta. E shoh këtë si një veprim i vlefshëm për presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi, për mijëra arsye. Do të shohim si do të përfundojë kjo”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.