Moratti i befasuar me formën e Handanovicit

21:13 / 25.02.2013
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka pranuar se është i befasuar me paraqitjet e jashtëzakonshme të portierit Samir Handanovic.

“Më duhet të them me shumë sinqeritet se ai po shfaq paraqitje përtej pritjeve. Ndonjëherë bën pritje që janë të jashtëzakonshme. Ai bëri një pritje të tillë mbrëmë. Jemi shumë të kënaqur me të”, ka deklaruar shefi i Nerazzurrëve.

Sa i përket derbit, Moratti tha se nuk e kishte parë Milanin të luante kaq mirë qe një kohë të gjatë, por ekipi i tij u përgjigj më së miri për të barazuar rezultatin.

“Nuk mendoj se Milani ka luajtur ndonjëherë më mirë këtë sezon, siç luajtën dje (e diel). Ata ishin shumë të shpejtë. Por ne u rikthyem në pjesën e dytë”.

“Stramaccioni bëri punë të mirë. Ai edhe lojtarët reaguan mirë që nuk u dorëzuan në një ndeshje që psikologjikisht kishte marrë kah të keq”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Samir Handanovic, Foto: Getty Images
Samir Handanovic, Foto: Getty Images
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Koreografia e Plisave në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.