Moratti i kënaqur me marrëveshjen e Sneijder

16:51 / 21.01.2013

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shprehur i kënaqur për transferimin e Wesley Sneijderit te Galatasaray.

“Padyshim që jam i lumtur. Galatasaray bëri gjithçka si duhej, po ashtu edhe presidenti dhe zëvendëspresidenti i tyre”.

“Ata janë njerëz shumë të mirë. Mendoj se edhe lojtari është i lumtur, sepse përndryshe nuk do të kishte shkuar”, citon faqja zyrtare e Interit fjalët e Morattit.

Mesfushori holandez pas hezitimeve disa javëshe, më në fund arriti marrëveshje personale me gjigantin turk. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.