Moratti: Të mësojnë nga disfata prej Romës
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se ata duhet të mësojnë nga disfata e vikendit nga Roma.“Ky është një ekip shumë i ri, me shumë lojtarë të rinj dhe ata ende po e gjejnë ritmin e tyre. Është e qartë se ka shpresa të mëdha për këtë grup lojtarësh, por këto gjëra mund të ndodhin”.
“Potenciali jonë, edhe në anën individuale edhe në atë ekipore, ende është shumë real, çështja është vetëm përkthimi i saj në një paraqitje të mirë, duke menduar secilën herë vetëm për një ndeshje”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/