Mourinho e dërgon Casillasin në konferencë për shtyp

23:56 / 26.02.2013

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, pasi i qetësoi kritikët e tij me fitoren fantastike ndaj Barcelonës, ka vendosur që në mënyrë të jashtëzakonshme ta dërgojë në konferencën për shtyp pas ndeshjes kapitenin Iker Casillas.

 Që një kohë të gjatë ishte thënë se Casillas dhe Mourinho nuk i kanë marrëdhëniet e mira, por Mourinho ka vendosur që t’i demantojë të gjithë, duke e dërguar kapitenin e lënduar në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Ne e kemi kuptuar se nuk mund ta fitojmë titullin, por është një moment i mirë për të gëzuar tifozët tanë duke e parë pozitën tonë në kampionat”.

“Kjo na jep qetësi për pjesën e mbetur të sezonit. Barcelona nuk ishte më e mirë se Reli. Ekipi ishte i mirë në mbrojtje. Cristiano Ronaldo ishte vendimtar”, ka theksuar Casillas para pak momentesh në konferencën për shtyp në Camp Nou. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.