Mourinho e di formulën si mposhtet Barca
Edhe në La Liga, Real Madridi është treguar më i fortë se Barcelona në lojë direkte. Mbretërit kanë triumfuar me rezultat 2-1 në ‘el Clasicon’ e dytë radhazi mes dy rivalëve të përbetuar.Vendasit e nisën takimin me ndryshime të mëdha në formacionin bazë, në të cilin mungonin Ronaldo, Oezil, Khedira e Alonso, mirëpo kjo nuk u pengoi që të fillonin furishëm.
.jpg)
Alvaro Morata la pas vetes Dani Alvesin dhe dërgoi një pasim të bukur drejt Karim Benzemas, i cili gëzoi tifozët në Santiago Bernabeu (6’).
Në vazhdim, pjesa e parë ishte në favor të mysafirëve, të cilët patën një dominim të madh, sidomos falë përqindjes së lartë të posedimit të topit.
Lionel Messi mori një top nga Alves dhe e nivelizoi takimin me golin e 50-të në të gjitha garat këtë sezon (18’). Për më shumë, argjentinasi e barazoi rekordin e Alfredo di Stefanos me më së shumti gola të shënuar në ‘el Clasico’, gjithsej 18 gola.
.jpg)
Blaugranët vazhduan me kontrollimin e lojës edhe në fraksionin e dytë, posedimi dhe pasimet e tyre të sakta, ishin shumë më të larta në raport me kundërshtarin.
Megjithatë, rreziku nga Los Blancos nuk mungonte. Përmendim një gjuajtje të lirë të Cristiano Ronaldos (i cili zuri vendin e Benzemas) dhe një rast shumë të mirë të Moratas.
Dhe kur po zhvillohej minuta e 82-të, Mbretërit hodhën në ujë çdo statistikë – ata kaluan në avantazh. Pas një harkimi nga këndi të Luka Modric, Sergio Ramos kërceu për ta mposhtur Valdesin.

Në minutat e mbetura, Ronaldo e goditi shtyllën, ndërsa mysafirët kërkuan penalti për një ndërhyrje në Adrianon, por arbitri nuk mendoi ashtu.
Barcelona vazhdon të kryesojë në Primera Division me 13 pikë më shumë se Real Madridi. /Telegrafi/