Mourinho-Iniestas: Pa Messin, jeni të zbehtë

16:49 / 7.05.2013

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se demolimi i Barcelonës nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve është dëshmi se katalunasit janë forcë e zbehtë pa Lionel Messin.

Komentet e portugezit vijnë pas deklaratave të Andres Iniestas për mënyrën se si e ka trajtuar 50-vjeçari portierin e Los Blancos, Iker Casillas.

“Ai (Iniesta) mund të mendojë çfarë të dojë për Casillasin, por ai duhet të shqetësohet për skuadrën e tij se çfarë ndodh kur Messi nuk është aty”.

“Të gjithë e kemi parë si është Barcelona pa Lionel Messin, prandaj bënë atë që bënë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”, është shprehur Mourinho. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.