Mourinho merr përgjegjësinë për humbjen

2:38 / 3.02.2013

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka shpallur veten fajtor për humbjen prej 1-0 nga Granada.

Një autogol i Cristiano Ronaldos (i pari në karrierën e tij), bëri që Los Blancos të regjistronin humbjen e pestë sezonale në La Liga.

“Kur fitojmë dhe kur të gjithë luajnë mirë, është rezultat i vetmenaxhimit, por kur humbim është përgjegjësi e trajnerit”.

“Sot (e shtunë) nuk luajtëm mirë, nuk ishim vetvetja, kështu që unë jam përgjegjës”, u ka thënë portugezi gazetarëve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.