Mourinho: Një ditë do të kthehem në Angli

12:51 / 15.01.2013

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, edhe një herë ka ripërsëritur dëshirën e tij për t’u kthyer në Ligën Premier në të ardhmen.

“Kujtimet e mia nga futbolli anglez nuk mund të ishin më të mira. Në Angli ju e ndjeni pasionin e vërtetë për lojën. Nuk është vetëm pasioni për klubet, është kryesisht për pasioni për futbollin – dhe ju e ndjeni atë”.

“Mua më ka pëlqyer ai prej ditës së parë deri në ditën e fundit. Por e di se një ditë do të vij prapë pasi futbolli anglez do të thotë shumë për mua”, ka thënë Mourinho.

Mourinho ka një kontratë me Realin, por raportet e fundit thonë se ai mund të largohet nga Bernabeu në fund të sezonit. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.