Mourinho pranon gabimin ndaj Titos
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka pranuar se ishte gabimi i tij që futi gishtin në syrin e trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova, pas ndeshjes së Superkupës së Spanjës sezonin e kaluar. “Natyrisht nuk është dashur të bëj atë që kam bërë. Tek e fundit, është një histori e gjatë ajo që më bëri të humbi kontrollin. Ai që dështoi isha unë, ndërsa po unë jam duke u folur lojtarëve të mi që të përqëndrohen vetëm në ndeshjet dhe të kontrollojnë emocionet e tyre”.
“Nuk ekzistojnë probleme mes meje dhe Titos. Ne jemi përshëndetur normalisht në ndeshjet e ardhshme. Fatmirësisht, kjo histori ka mbaruar dhe ne duhet të shpresojmë që të shmangim këso ngjarjesh në të ardhmen”, ka deklaruar Mourinho.
Barcelona dhe Real Madridi takohen në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës më 23 gusht. /Telegrafi/