Mourinho uron Barcën për titullin

10:15 / 12.05.2013

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka ofruar lëvdatat e tij për kampionin e ri të Spanjës, Barcelonën. Ai u shpreh edhe për lëndimin e Raphael Varanes, që shpreson të mos jetë serioz.

 Real Madridi barazoi te Espanyoli me rezultat 1-1 falë një goli të Higuainit, por kjo nuk mjaftoi që të shtyhej festa e Barcelonës.

“Para së gjithash, dua të përgëzoj Barelonën, trajnerët e tyre, lojtarët dhe tifozët”.

“Mendoj se është logjike që t’i përgëzoj ata. Vitin e kaluar ne fituam dhe folëm për një titull të arritur me shumë mund dhe mendoj se rëndësi të njëjtë trofeut mund t’i japim edhe këtë sezon”, theksoi Mourinho.

I pyetur se pse po e lë Pepen në pankinë pas komenteve të tij në mbrojtje të Casillasit, Mourinho kritikoi ashpër gazetarët. Ai ashtu foli edhe për lëndimin e Varanes.

“Ju gjitihmonë flisni për një lojtar dhe kjo nuk duket relevante. Spanja ka një kampion të ri dhe ju flisni për një lojtar. Unë jam trajneri, nuk duhet të justifikoj asgjë. Që nga dita e parë deri në ditën e fundit, unë gjithmonë jam ai që vendosi se kush luan dhe unë kam opsione të ndryshme që mund t’i zgjedhi kohë pas kohe”.

“Të premtën, ju do të shihni kush do të luajë. Gjysma e stafit mjekësor më thonë se Varane nuk do të mund të luajë në finalen e kupës. Sigurisht, ai nuk mund të jetë në një ndeshje ku secili njeri do të kishte dashur të jetë, por të mos e dramatizojmë situatën pasi kemi zgjidhje të shumta. Ka mjaft alternativa”, përfundoi Mourinho. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.