Muller: Messi e meriton rekordin

15:10 / 10.12.2012

Gerd Muller thotë se Lionel Messi e ka merituar ta zëvendësojë atë si shënuesi më i mirë në histori brenda një viti kalendarik.

Sulmuesi i Barcelonës barazoi rekordin e Muller prej 85 golash dhe shumë shpejt e kaloi atë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Real Betis, gola të cilat ishin vendimtare për fitoren e Blaugranëve.

“Ai meritoi të më zëvendësojë mua. Me mbrojtjet siç janë tani [në kohët e sotme] njerëzit do të duhej të shënonin më shumë”, ka thënë gjermani për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.