Muller: Nuk dua hakmarrje në LK

12:40 / 18.02.2013

Mesfushori ofanziv i Bayern Munichut, Thomas Muller, ka bërë të ditur se ai nuk kërkon hakmarrje në Ligën e Kampionëve, por dëshiron që ta fitojë këtë garë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Bavarezët u mposhtën nga Chelsea në penallti në finalen e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani do të përballen me Arsenalin në raundin e parë të fazës së eliminimeve.

“Nuk më intereson hakmarrja. Vetëm dua ta fitoj këtë garë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kështu pra, objektivi ynë këtë vit është që të shkojmë përsëri në finale”.

“Ne jemi në formë të mirë dhe nuk kemi frikë nga Arsenali. Duam të fitojmë ndaj tyre. Nuk ka rëndësi se ku apo kur, ne duhet ta fitojmë Ligën e Kampionëve dikur”, ka thënë Muller për Kicker./Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.