Nadal nuk merr pjesë në Australian Open

23:31 / 28.12.2012

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka anuluar pjesëmarrjen në ATP turneun në Doha të Katarit dhe në Australian Open për shkak të një virusi në lukth.

26-vjeçari është duke u munguar tifozëve të tij që nga Wimbledoni i këtij viti, duke qenë se ka pushuar për shkak të lëndimit të gjurit të majtë.

Ai është pritur t’i kthehet tenisit këtë javë në turneun ekzibicionist Abu Dhabi, mirëpo për shkak të një viroze të lukthit e ka anuluar pjesëmarrjen.

Kjo sëmundje e ka detyruar që të anulojë pjesëmarrjen edhe në Doha dhe në Melbourne të Australisë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.