Nagatomo rinovon kontratën

12:04 / 5.01.2013

Mbrojtësi i Interit, Yuto Nagatomo, ka rinovuar kontratën e tij e cila do ta mbajë atë në Giuseppe Meazza edhe tri vitet e ardhshme.

 Nagatomo ishte në fillim larg rinovimit, mirëpo paraqitjet impresive këtë sezon ndaj Juventusit dhe Milanit e kanë bindur trajnerin Andrea Stramaccioni që t’ia ofrojë rinovimin japonezit.

Nagatomo kaloi te Interi në verën e vitit 2010 dhe që nga ajo kohë ka shfaqur paraqitje të mira, duke lënë në pankinë edhe transferin e ri të Interit, Alvaro Pereira. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.