Napoli i interesuar për Negredon

9:43 / 4.06.2013

Agjenti i sulmuesit të Sevillas, Alvaro Negredo, ka konfirmuar interesimin e Napolit për spanjollin.

Negredo po ashtu është në radarin e dy klubeve nga Londra veriore, Arsenal dhe Tottenham.

“Ai sapo ka përfunduar një sezon shumë të rëndësishëm, këto ditë shumë klube po trokasin. Ai mund të përfundojë ose në Itali ose në Angli”.

“Napoli? Po, ata janë një mundësi. Lojtari e pëlqen Benitezin dhe për më shumë, Napoli luan në Ligën e Kampionëve, një garë pjesë e të cilës do të dëshironte të ishte Negredo vitin e ardhshëm”.

“Është e qartë se vendimi përfundimtar do t’i takojë Sevillas, kushdo që e dëshiron Negredonm do të duhet të arrijë një marrëveshje me ta”m ka thënë Juanma Lopez për TuttoMercatoWeb.com. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.