Napoli pas Vito Mannone

9:48 / 25.01.2013

Portieri i Arsenalit, Vito Mannone, është caku i ri i Napolit.

Daily Express shkruan se Mannone, 24-vjeçar, ka joshur interesimin e skuadrës italiane për afatin kalimtar të janarit.

Napoli është duke kërkuar një zëvendësim afatgjatë për portierin e parë 35-vjeçar Morgan De Sanctis, dhe beson se Mannone do të ishte zgjidhja e duhur. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.