NBA: Bulls barazojnë serinë me Nets

13:12 / 23.04.2013

Luol Deng ka shkëlqyer për Chicago Bulls në fitoren 90-82 ndaj Brooklyn Nets, që barazoi në 1-1 serinë e rundit të parë të play-offit të sfidës së Konferencës Lindore.

Olimpisti britanik Deng kontribuoi me 15 pikë dhe 10 kërcime, derisa Carlos Boozer shënoi 13 pikë dhe 12 kërcime për skuadrën fituese.

Kirk Hinrich shënoi 13 pikë dhe Joakim Noah 11 pikë dhe 10 kërcime, derisa Bulls u rikuperuan nga disfata e ndeshjes së parë për të ndaluar Nets me vetëm 35.4 për qind saktësi në gjuajtjet nga loja e hapur.

Ndeshja e tretë mes dy skuadrave zhvillohet të enjten në Chicago. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.