NBA: Goditje tjetër për Lakers, lëndohet Howard
Los Angeles Lakers kanë marrë edhe një goditje pasi qendra Dwight Howard ka pësuar një lëndim në disfatën tjetër të skuadrës, në udhëtim Memphis Grizzlies.Howard u detyrua të largohet nga ndeshja në çerekun e dytë dhe nuk u kthye për të parë skuadrën e tij të mposhtet 106-93.
Howard mungoi tre ndeshje këtë muaj për shkak të një lëndimi në shpatulla, dhe lëndimi i ri vjen si goditje në momentin më të keq për Lakers, të cilët tash kanë humbur 10 nga 12 ndeshjet e fundit.
Los Angeles tash ka 25 disfata këtë sezon dhe 17 fitore dhe është jashtë pozitës që dërgon në play-ff. /Telegrafi/