NBA: Heat vazhdojnë vuajtjet në udhëtim

11:51 / 15.01.2013

Pavarësisht rikthimit të furishëm në pjesën e dytë, Miami Heat ishte i paaftë të nxjerrë një rezultat pozitiv, duke humbur në udhëtim te Utah Jazz me rezultat 104-97.

Pasi ishte shkelur nga skuadra vendase në tre çerek ndeshjet e para, Miami shijoi një seri 21-5 në çerekun e katërt për t’u rikthyer në ndeshje.

LeBron James shënoi pikët më të lartë në ndeshje, 32, duke për të ndihmuar Heat të ulin deficitin nga 21 pikë në vetëm dy, 93-91, në pesë minutat e fundit të takimit, por Jazz gjetën fuqinë për të ruajtur avantazhin dhe për t’ia shkaktuar kampionit në fuqi të NBA-së disfatën e tretë në gatër ndeshje në udhëtim.

Gordon Hayward shënoi shtatë nga 22 pikët e tij në tre minuta te fundit, ndërsa Al Jefferson shënoi 23 pikë dhe 11 kërcime për Utah (21 fitore, 19 disfata këtë sezon). Chris Bosh shënoi 16 pikë dhe Dwyane Wade 11 për Miamin (24 fitore, 12 disfata këtë sezon). /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.