NBA: Miami në finale

10:53 / 4.06.2013

Miami Heat ka arritur në finalet e përgjithshme të NBA-së për të tretën herë radhazi pas një fitore 99-76 në ndeshjen e shtatë të finaleve të Konferencës Lindore përballë Indiana Pacers.

Disfata në ndeshjen e gjashtë ndaj Indianës, vendosi në pikëpyetje formën e yjeve të Miamit, si Dwyane Wade dhe Chris Bosh, por ata u treguan vendimtar kur ishte e paevitueshme, së bashku me të pazëvendësueshmin, Le Bron James.

James, i shpallur MVP i sezonit, shënoi pikët më të larta në ndeshje, 32, Wade shënoi 21 pikë ndërsa Bosh ishte lider në mbrojtje duke vjedhur tetë topa.

Në finalen e madhe të NBA-së Heat do të përballen me San Antonio Spurs, me serinë e ndeshjeve që fillon të enjten në Miami. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.