Në Munich vidhen këpucët e lojtarëve të Realit

12:34 / 18.04.2012

Dhoma e zhveshjeve e Real Madridit në Allianz Arena kishte qenë cak i vjedhësve para ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve përballë Bayern Munich.

Gjashtë palë këpucë, përfshirë tre të cilat i takonin Cristiano Ronaldos ishin vjedhur në objektin e Bayernit disa minuta para fillimit të ndeshjes.

Klubi gjerman ende nuk ka dhënë deklaratë për incidentin, ku edhe Mesut Ozil dhe Karim Benzema i humbën këpucët e tyre, pavarësisht se dhoma e veshjes ishte e monitoruar përmes kamerave. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.