Nene do të largohet nga PSG

20:04 / 19.12.2012

Anësori i Paris Saint-Germain, Nene, e ka konfirmuar lajmin se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, kur edhe do t’i përfundojë kontrata.

“Unë e dua Parisin, PSG-në dhe tifozët, të cilët gjithmonë më kanë trajtuar me respekt të madh”.

“Personalisht dhe nëpërmjet rrjeteve sociale, kam pranuar shumë mesazhe nga tifozët që të qëndroj këtu. Është një vendim i vështirë, por mendoj se ka ardhur koha që karriera ime të marrë një drejtim tjetër”, ka thënë Nene në faqen e tij zyrtare.

31-vjeçari ka hasur në vështirësi që të sigurojë një vend në njëmbëdhjetëshin startues këtë sezon, duke u paraqitur vetëm nëntë herë për parisienët. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.