Nene: PSG më ka lejuar të shkoj në Brazil

9:11 / 31.12.2012

Sulmuesi i PSG-së, Nene, ka zbuluar se ai po planifikon të kthehet në Brazil gjatë afatit kalimtar të janarit dhe për këtë gjë klubi i ka dhënë leje.

”Qëllimi im është të luaj në Brazil dhe kjo është e qartë për mua. Tashmë kam biseduar me Leonardon dhe ai është pajtuar që të më lërë të shkoj”.

”Dua të kthehem në Brazil por unë gjithashtu kam oferta nga disa klube evropiane, disa klube nga Sao Paulo dhe shtete tjera, por prioriteti im është të kthehem në vendlindje”, ka thënë Nene për Lance./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.