Nishevci triumfon me medalje të artë në Austri
Karateisti nga Prishtina, Herolind Nishevci, është shpallur fitues i turnet evropian, Austrian Champions Cup, në kategorinë +78 kg për U21.Në këtë turne të nivelit evropian kanë marrë pjesë karateiste nga shumë shtete të ndryshme, e ndër ta ishte edhe kosovari Herolind Nishevci, i cili triumfoi me medalje të artë.
”Gjithsej kam zhvilluar 4 lufta, ndërsa më e vështira prej tyre ishte finalja, ku jam përballur me garuesin e reprezentacionit të Gjermanisë, Arturin”.
”Ndihem shumë i lumtur dhe i emocionuar njëkohësisht. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen”, është shprehur Nishevci për Telegrafin./Telegrafi/