Njëzet tituj

22:49 / 22.04.2013

Manchester Unitedi është shpallur edhe matematikisht kampion i Anglisë për sezonin 2012/2013.

Djajtë e Kuq e kanë mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 për të rrëmbyer pikët e nevojshme për t’u kurorëzuar me titullin e kampionit të Ligës Premier.

Nuk kaloi shumë kohë pasi arbitri dha shenjë për fillimin e ndeshjes dhe Robin van Persie gëzoi tifozët në Old Trafford (2’). Ryan Giggs ishte asistues.

Wayne Rooney dërgoi një top të gjatë drejt zonës, të cilin e priti holandezi për ta dyfishuar epërsinë (13’).

RVP kompletoi het-trikun e tij që në pjesën e parë (33’), ndërsa për këtë gol ishte meritor Ryan Giggs, i cili nuk u tregua egoist, por asistoi te bashkëlojtari i tij.

Në gjysmën e dytë, mysafirët luajtën mirë, mirëpo nuk arritën që ta ndëshkonin De Gean.

Pas kësaj fitoreje, Manchester Unitedi ka 16 pikë diferencë nga përcjellësi i parë, Manchester City dhe shpallet kampion katër xhiro pa përfunduar sezoni.

Ky është titulli i 20-të i Anglisë për Djajtë e Kuq dhe mbajnë rekordin me më shumë tituj të fituar, dy më shumë se Liverpooli dhe shtatë më shumë se Arsenali. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.