Nuk ka ofertë të Juves për Gomez

20:36 / 18.04.2013

Agjenti i sulmuesit të Bayern Munich, Mario Gomez, ka hedhur poshtë thashethemet të cilat e lidhin atë me Juventusin.

Uli Ferber pranon se Gomez është duke menduar opsionet pas një sezoni frustrues te Bayerni, por garanton se nuk ka pasur kontakte me Juventusin.

“Nuk ka pasur kontakte me Juventusin. Këto janë vetëm thashethemeve të cilat dëgjohen. Për momentin mund të them me saktësi se nuk ka pasur telefonata nga ndonjë zyrtar i Juventusit”, ka thënë Ferber për Calciomercato. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.