Osvaldo nënshkruan me Southamptonin

21:07 / 18.08.2013

Klubi anglez, Southampton, ka kompletuar transferimin e Pablo Osvaldos nga Roma.

Sulmuesi italian ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e ri.

Besohet se Roma ka përfituar 17 milionë funte me shitjen e 27-vjeçarit, ndërsa vet futbollisti do të përfitojë rreth 60.000 funte në javë.

Osvaldo është transferi i tretë i Southamptonit këtë verë, pas Dejan Lovren (Lyon) dhe Victor Wanyama (Celtic). /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.