Owen: Ende mund të luaj, por...

9:39 / 26.03.2013

Sulmuesi i Stoke Cityt, Michael Owen, ka shpjeguar arsyet prapa vendimit të tij për t’u pensionuar.

Në moshën 33-vjeçare, Owen thotë se ai ende mund të vazhdojë të luajë, por nuk dëshiron të luajë nën nivelit me të cilin është mësuar.

“Nuk kam dyshime se mund të vazhdoj të luaj, por kjo nuk do të jetë në nivelin që dëshiroj. Sapo ju keni luajtur në nivelet më të larta, është vështirë të biesh poshtë”.

“Shumë lëndime kanë bërë efektin e tyre dhe më kanë marrë vlerat më të mëdha, që ishte ritmi im i hershëm. Disa nga këto dëmtime më kanë lënduar shumë – por unë jam krenar që kam luajtur në nivel të lartë deri tash”, ka thënë Owen. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.