Ozil i lumtur që luan nën Mourinhon
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, thotë se është shumë i kënaqur që ka mundësinë të luaj nën trajnerin portugez, Jose Mourinho, i cili ka arritur ta ringjallë besimin e gjermanit. “Mourinho më mbush besim dhe unë jam bërë lojtar më inteligjent në fushë falë tij”.
“Unë i jam falënderues që më ndihmoi ta rigjej potencialin. Ai flet shpesh me mua dhe më përkrah. Ai tregon se sa i rëndësishëm jam për të dhe për ekipin”, tha Ozil për Kicker. /Telegrafi/