Paralajmërimi i kampionit (Video)

20:26 / 17.08.2013

Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, ka regjistruar fitore prej 4-1 kundër Swansea Cityt në udhëtimin në Liberty Stadium.

Edhe pse skuadra vendase luajti më mirë në minutat e para të takimit, ishin mysafirët ata që shënuan.

Robin van Persie pranoi një harkim të gjatë të Ryan Giggs për të shënuar një gol të bukur (34’).

Shumë shpejt erdhi goli i dytë. Pas një hutimi në zonë, Antonio Valencia asistoi te Danny Welbeck, i cili e plasoi topin në rrjet (36’).

Edhe në pjesën e dytë, Swansea luante mirë, por Djajtë e Kuq tregoheshin të rrezikshëm.

Robin van Persie shmangu dy mbrojtës për të shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për mysafirët (72’).

Wilfried Bony shënoi golin e nderit për vendasit (82’), ndërsa Danny Welbeck me golin e dytë personal vendosi rezultatin përfundimtar (90’+2).

Me këtë fitore, United rrëmben kreun e tabelës që në xhiron e parë dhe i paralajmëron rivalët se do ta kenë të vështirë ta largojnë nga aty. /Telegrafi/



Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.