Pas pritjes madhështore, Sneijder ndjehet krenar (Foto/Video)

19:35 / 21.01.2013

Mesfushori holandez, Wesley Sneijder, ka thënë se është i lumtur që do të luajë për Galatasarayn.

28-vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin turk, te i cili kalon nga Interi, ndërsa atij i është bërë një pritje madhështore në Stamboll nga tifozët.

“Ishte një pritje mbresëlënëse nga tifozët. Sinqerisht i falënderoj tifozët e Galatasarayt për mikpritjen”.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe po ashtu jam krenar. Sapo u takova me Fatih Terim (trajnerin), patëm një bisedë të shkurtër në italisht. Dua ta mësoj turqishten sa më shpejtë që është e mundur”, ka deklaruar Sneijder. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.