Pepe: Ronaldo do të qëndrojë, nuk e di për Mourinhon!

17:11 / 29.12.2012

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Pepe, beson se bashkëkombësi i tij, Cristiano Ronaldo, do ta vazhdojë kontratën me Los Blancos, ndërsa të njëjtën gjë nuk mund ta thotë edhe për trajnerin Jose Mourinho.

Spekulohet se ylli kryesor i Mbretërve do të largohet nga Santiago Bernabeu, ndërsa Paris Saint-Germaini është klubi më i interesuar për të, që po ashtu ka shprehur interesim edhe për strategun portugez.

“Cristiano është i lumtur te Real Madridi dhe i përqendruar që t’i ndihmojë skuadrës. Jam i sigurt se ai do ta vazhdojë kontratën”.

“Mirëpo, nuk jam i sigurt nëse Mourinho do ta bëjë të njëjtën. Nuk ka siguri. Vetëm trajneri e di se çfarë e ardhme e pret, por shpresoj të qëndrojë, sepse na nevojitet”, ka thënë Pepe për Grande Area. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.