Perez: Ronaldo do ta mbyllë karrierën te Reali

10:09 / 4.06.2013

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, shpreson që Cristiano Ronaldo të mbetet në Santiago Bernabeu deri në fund të karrierës së tij.

Portugezi, 28-vjeçar, në vjeshtën e kaluar (2012) deklaroi se nuk ishte i lumtur me jetën te Reali, dhe që atëherë është lidhur me një rikthim te Manchester United si dhe me një transferim te Paris Saint-Germain. Por Perez shpreson ta mbajë portugezin në ekip deri në fund të karrierës së tij.

“Mendoj se Cristiano do të përfundojë karrierën e tij profesionale te Real Madridi. Dhe kjo nuk është e gjitha, mund t’u tregoj të gjithë madridistëve se ne së shpejti do ta fitojnë La Deciman me Cristianon”.

“Nuk e di nëse madridistët janë shumë të shqetësuar me rinovimin e kontratës së Cristianos. Ai ende ka kontratë për edhe dy vite”, ka thënë Perez. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.