Pinto, edhe sezonin tjetër te Barca
Portieri i Barcelonës, Jose Pinto, ka nënshkruar kontratë të re me katalunasit, e cila do ta mbajë atë në Camp Nou deri në verën e vitit 2014.Kontrata paraprake e 37-vjeçarit skadonte në fund të sezonit aktual, por ai e ka vazhduar atë edhe për një sezon tjetër.
“Ndjehem me fat që jam bërë pjesë e historisë së kësaj skuadre mahnitëse”, citon faqja zyrtare e Blaugranëve fjalët e spanjollit.
Pinto iu bashkua Barcelonës në janar të vitit 2008 nga Celta Vigo dhe ka qenë zgjedhja e dytë e trajnerëve, pas Victor Valdes. /Telegrafi/