Pique: Do ta mposhtim Milanin 3-0
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, beson se ekipi i tij mund ta sigurojë një rezultat prej 3-0 kundër Milanit në Ligën e Kampionëve.Blaugranat u mposhtën në San Siro me rezultat 2-0 nga Rossonerët, ndërsa të martën do të takohen sërish në Camp Nou.
“Milani është ekip konkurrues me histori të madhe dhe ne e kemi ditur se do të jetë sfidë e vështirë”.
“Ne do t’i sulmojmë gjatë gjithë ndeshjes dhe do t’i qëndrojmë besnikë stilit tonë të lojës, kështu që shpresojmë të fitojmë 3-0 në shtëpi”, ka thënë Pique. /Telegrafi/