Pique: Dua që të kualifikohet Unitedi

14:34 / 11.02.2013

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur për përballjen mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve, duke thënë se ai dëshiron që Djajtë e Kuq të kualifikohen më tej.

“Dua që Unitedi të kualifikohet më tej në Ligën e Kampionëve për shkak të historisë sime që kam me ta”.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka thënë se Manchester Unitedi do të jetë në formë të mirë për këtë sfidë. “Kam biseduar me Ferdinandin dhe ai më ka thënë që ekipi është në formë të mirë”, ka thënë Ramos./Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.