Pique: Nuk jam lojtar i pist
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka mbrojtur sjelljet e tij pas disfatës së Barcelonës me rezultat 3-2 nga Real Sociedadi. “Ishin dy ndërhyrje të izoluara që gjyqtari vendosi t’i ndëshkonte dhe kjo është e tëra”.
“Ne duhet ta pranojmë këtë. Unë nuk e konsideroj veten lojtar të pist, por thjesht më kanë përjashtuar nga loja dhe kjo ndikoi ta humbim ndeshjen”, ka thënë Pique. /Telegrafi/