Pirlo: Duhet ta mposhtim Sienan
Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, kërkon që Bianconerët ta fitojnë përsëri pozitën e parë me një fitore ndaj Sienas të dielën.“Do të jetë ndeshje e vështirë ndaj një ekipi të organizuar që luan futboll të mirë, kështu që do të jetë e vështirë, sikurse të gjitha ndeshjet”.
“Conte është trajner i mirë që mund t’i jap shumë ekipit. Ne jemi në vendin e parë dhe shpresoj se do të mbesim në vendin e parë”, ka thënë Pirlo. /Telegrafi/