Podolski nuk largohet nga Arsenali

23:40 / 25.03.2013

Sulmuesi gjerman, Lukas Podolski, thotë se është i lumtur te Arsenali edhe pse ai lidhet me një largim nga Emirates.

“Dua t’i them dy gjëra. E para, nuk mund t’ua ndërpres interesimin klubeve për mua dhe gjithmonë ka njerëz prapa skenave, të cilët duan të nxjerrin diçka në këtë biznes”.

“E dyta, çdo interesim më bën krenar, sepse është një vlerësim i paraqitjeve të mia në Londër”.

“E vlerësoj shumë. Megjithatë, mund të them me sinqeritet: Nuk po përgatitem për ndonjë ndryshim”, ka deklaruar 27-vjeçari. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.