Pogba i ngazëllyer me Botërorin U20

21:27 / 21.06.2013

Mesfushori i Francës, Paul Pogba, ka zbuluar se ai është i ngazëllyer që do të jetë kapiten i skuadrës gjatë Kampionatin Botëror U20 që zhvillohet këtë verë.

Ylli i Juventusit ka shkëlqyer në Serie A këtë sezon dhe me merita është ftuar në ekipin e seniorëve. Por këtë verë ai është rikthyer me të rinjtë për Kupën Botërore U20 që ka filluar sot në Stamboll.

“Kam pasur shansin të luaj në ekipin A, por jam krenar që jam rikthyer me bashkëlojtarët e mi të rinj”.

“Ka qenë një kohë e gjatë që nga Kupa Botërore. Rikthimi këtu më bën të lumtur. Unë jam i gatshëm të marr rolin e liderit. Tashmë kam treguar se mund të udhëheq”.

“Kam shkuar në ekipin A dhe mendoj se shumë lojtarë do të bënin të njëjtën gjë, por kam treguar se mund të kthehem prapa”, 20-vjeçari për RMC Sport.

Franca mposhti Ganën me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të garës dhe në ndeshjet e radhës do të përballet me SHBA-të dhe Spanjën, në kuadër të grupit A. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.