Pogba krenar me rolin te Juventusi

9:30 / 6.02.2013

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, është i ngazëllyer me ndikimin që ka pasur në fushë këtë sezon.

“A jam i befasuar që kam luajtur kaq shumë? Po dhe jo. Përfundimisht është ajo që kam dashur. U largova nga Manchester United për të luajtur dhe kjo po ndodh te Juventusi”, ka thënë Pogba.

Mesfushori i qendrës së fundi pushtoi lajmet kryesore me dy gola të mahnitshëm në fitoren 4-0 ndaj Udinese.

“Ishin gola të shkëlqyeshëm, por një karrierë nuk guxon të mbështetet vetëm në to. Ju duhet të vazhdoni ta dëshmoni veten”, ka shtuar lojtari. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.