Pozita e numrit 10 nuk ekziston

17:25 / 26.02.2013

Mesfushori i Gremios, Ze Roberto, beson se pozita tradicionale e numrit 10 i takon të kaluarës.

“Mendoj se sot numri 10 është vetëm gjë virtuale dhe praktikisht nuk ekziston”.

“Në futbollin botëror, sot futbolli më i bukur dhe më i vlerësuar vjen nga Spanja, ata janë kampion botëror dhe evropian, ndërsa Spanja dhe Barcelona luajnë pa një numër 10 (tradicional)”.

“Nëse i shikojmë këto dy skuadra, Barcelona e ka numrin 10, që është Messi, por ai nuk është numër 10 tipik”, ka deklaruar ish-futbollisti i Bayern Munichut për Lancenet. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.